Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Arrestohet edhe 18-vjeçari e i ati (VIDEO)


Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta. Sakaq, situata mori përmasa edhe më të medha. Sapo mësoi për plagosjen e të vëllait, 41-vjeçari Arben Kepëca mori pistoletën me fishek në fole u nis për të vrarë 18-vjecari

Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta. Sakaq, situata mori përmasa edhe më të medha. Sapo mësoi për plagosjen e të vëllait, 41-vjeçari Arben Kepëca mori pistoletën me fishek në fole u nis për të vrarë 18-vjecarin. LEXO edhe...Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës në Shkodër, pamje nga momenti kur nisi sherri! I ati i 18-vjeçarit sulmon i pari me grushta (VIDEO) Falë reagimit të menjëhershëm të policisë, 41-vjeçari u arrestua si dhe u sekuestrua arma. Pak orë pas ngjarjes, Policia e Shkodres arrestoi autorin e dyshuar, Arvin Fregjaj. Në pranga ra dhe i ati, Agron Mehmeti, 41-vjeç, i cili dyshohet se bashkepunetoi me te ne krim. Report Tv ka siguruar video nga momenti i sulmit me mjetin prerës. Në pamje, duket qartë thika që 18-vjeçari mban në dorë, dhe momenti kur 32-vjeçari bie në tokë nga goditja me armën e ftohtë. Gjithashtu, i riu është i shoqëruar nga babai i tij, i cili dhunon fizikisht 32-vjeçarin. Njoftmi i plotë i policisë: Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”; -A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 22:53 Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës në Shkodër, pamje nga momenti kur nisi sherri! I ati i 18-vjeçarit sulmon i pari me grushta (VIDEO) Të tjera pamje kanë dalë nga sherri i ndodhur mesditën e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, ku 32-vjeçari Vildan Kepëca mbeti i plagosur me thikë.Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se sherri e kishte zanafillën që nga ambientet e jashtme të poliklinikës.Më pas autori i plagosjes, 18-vjeçari Arvin Fregjaj, sëbashku me të atin e tij 41-vjeçarin Agron Mehmeti, shihet teksa futen në poliklinikë, nisin debatin me 32-vjeçarin dhe në një moment Mehmeti e godet me grusht.Më pas në sulmin fizik ndaj 32-vjeçarit përfshihet edhe djali i Agron Mehmetit, 18-vjeçari Arvin Fregjaj. 32-vjeçari Vildan Kepëca në pamundësi për t’u përballur me të dy, ikën me vrap, por agresorët e ndjekin dhe më pas 18 vjeçari e sulmon edhe me thikë. Share Ora 18:52 VIDEO nga sulmi me thikë i 18-vjeçarit ndaj 32-vjeçarit në Shkodër, i ati e dhunon me grushta dhe shqelma Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca.Report Tv ka siguruar video nga momenti i sulmit me mjetin prerës. Në pamje, duket qartë thika që 18-vjeçari mban në dorë, dhe momenti kur 32-vjeçari bie në tokë nga goditja me armën e ftohtë. Gjithashtu, i riu është i shoqëruar nga babai i tij, i cili dhunon fizikisht 32-vjeçarin.I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al vildan kepeca arben kepeca arvin fregjaj Shkoder plagosje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4507 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?