Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I nxehti që ‘gjunjëzoi’ Europën, NASA publikon videon me temperaturat rekord të kontinentit


Sipas bilancit të Agjencisë Hapësinore, vera e vitit 2026 ka qenë jashtëzakonisht e nxehtë për Evropën Perëndimore, me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit dhe temperatura që në shumë vende kaluan 40°C.

NASA ka publikuar një video ku tregon temperaturat maksimale që pushtuan Europën nga vala e të nxehtit, gjatë një periudhe nga 1 maji deri më 19 gusht. Sipas bilancit të Agjencisë Hapësinore, vera e vitit 2026 ka qenë jashtëzakonisht e nxehtë për Evropën Perëndimore, me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit dhe temperatura që në shumë vende kaluan 40°C. Rekordet e temperaturave u thyen në mënyrë të përsëritur, ndërsa nxehtësia zgjati për ditë ose javë dhe shpesh vazhdoi edhe gjatë natës. LEXO edhe...Moti përmbyset në Evropë, Italia, Sllovenia dhe Kroacia në alarm për stuhi, tornado dhe reshje deri në 200 mm Situata pasoi në rritje të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve, dëmtime të rrugëve dhe linjat hekurudhore, zjarre të mëdha e thatësirë që kanë ndikuar në furnizimin me ujë, energji, në transport dhe në bujqësi. Raportet paraprake sugjerojnë se nxehtësia mund të ketë qenë e lidhur me rreth 10,000 vdekje të shtuara, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Belgjikë. Ekspertët paralajmërojnë se të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore janë më të rrezikuarit. Studimet tregojnë se Evropa Jugore do të përballet me ekspozim gjithnjë e më të madh ndaj nxehtësisë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe plakjes së popullsisë. Për t’u përshtatur me këtë realitet, studiuesit rekomandojnë më shumë pemë dhe parqe, çati reflektuese, materiale ndërtimi që nuk ruajnë nxehtësinë, kondicionim më të mirë dhe plane më të avancuara për emergjencat dhe shëndetin publik. P.J/ReportTv.al Europë Ndryshimet klimatike moti i nxehte NASA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5963 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?