Një burrë i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, teksa ndodhej në një stacion duke pritur autobusin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në lagjen nr. 13, ku rreth 70-75-vjeçari dyshohet se është rrëzuar papritur në tokë, duke humbur jetën.
Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve të autoriteteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur punën për identifikimin e viktimës, pasi ende nuk dihen të dhënat e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

