Një nga pistat që po verifikohet për vrasjen në Sarandë është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar. RENEA zbarkon në shtëpinë e Ervis Lamit pas atentatit në Tiranë Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e Ervis Lamit, një prej emrave më të kërkuar të botës së krimit për momentin. Ervis Lami Burime nga policia thanë se kontrollet në banesë nuk dhanë asnjë rezultat, për shkak se Lami nuk u gjet, ndërsa nuk u konstatuan dhe sende të paligjshme. Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, 44 vjeç sapo ishte liruar nga burgu kur u qëllua për vdekje në zemër të Sarandës, vetëm pak metra larg nga komisariati i policisë, ndërsa një kalimtar i rastit mbeti i plagosur. Artan Myrtaj Ai dyshohej për përfshirje në ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza, shokë të ngushtë të Ervis Lamit.
Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohen se ndihmuan Zoton arratisej pas krimit e për këtë arsye ndaj tyre rëndonte akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”. Pas kësaj ngjarje u shënuan një sërë krimesh, përfshirë dhe atentati me tritol Isuf Jacaj, babai i Klaus Jacaj.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xh.S, i cili, sipas të dhënave paraprake, ishte kalimtar i rastit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona, që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.
Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen.
Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar.
Në një komunikatë të shpërndarë pas ngjarjes, Policia bëri të ditur se kontrollet po zhvillohen në zona të ndryshme të Sarandës dhe Delvinës, përfshirë edhe vëzhgimin e territorit me dronë. Vrasja e Artan Myrtajt “shkund” Policinë e Sarandës, ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues
21 Shtator, 13:09 Atentat në Sarandë, ekzekutohet Artan Myrtaj; nga të shtënat plagoset edhe një kalimtar
20 Shtator, 10:02 atentati në sarandë renea zbarkon në shtëpinë e ervis lamit whatsapp image 2026 09 21 at 12 52 16 pm 6ab10c8ed9649 321789893763 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasja e Ferdinant Hotit merr kthesë të re, arrestohet shqiptari me të fejuarën 21 Shtator 2026, 12:5412:54Kronike Kapet “narkoveliera” me 2 ton kokainë në Spanjë, arrestohet shqiptari dhe 3 të tjerë 21 Shtator 2026, 12:0612:06Kronike Degjeneron sherri në Kavajë, 33-vjeçari nxjerr pistoletën dhe kërcënon të riun; përfn në pranga 21 Shtator 2026, 11:2811:28Kronike Vritet me armë 36-vjeçari shqiptar në Itali, emër i njohur për policinë 21 Shtator 2026, 10:4810:48Kronike Sherr mes kushërinjve në Pogradec, plagoset njëri prej tyre 21 Shtator 2026, 10:0810:08Kronike Ekzekutimi që tronditi Sarandën, çfarë e lidh vrasjen e Artan Myrtajt me atentatin ndaj Thimio Rubatit! 21 Shtator 2026, 10:0610:06Kronike

