Lajme Zone
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, RENEA mësyn në Kamëz
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, RENEA mësyn në Kamëz

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku u ekzekutua 44-vjeçari Artan Myrtaj, policia ka zhvilluar një aksion kontrolli në zonën e Kamzës.

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku u ekzekutua 44-vjeçari Artan Myrtaj, policia ka zhvilluar një aksion kontrolli në zonën e Kamzës.

Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me forcat RENEA, kanë ushtruar kontrolle në tre banesa, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes.

Sipas burimeve, kontrollet lidhen me pistat që po verifikohen nga grupi hetimor për atentatin ndaj Myrtajt. Viktima rezulton i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2025, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe persona të lidhur me një prej individëve të banesave të kontrolluara.

Policia vijon punën për mbledhjen e provave, zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe identifikimin e autorëve, të cilët ende nuk janë kapur.