Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I mituri mes ‘betejës’, efektivi i jep kokoren për ta mbrojtur! I ati e tërheq drejt gazit lotsjellës: Le të na vrasin! Refuzon mbështetjen e policisë (VIDEO)


Një skenë e pazakontë dhe tronditëse, u rregjistrua pasditen e kësaj të premteje në protestën përpara kryeministrisë. Një fëmijë u pa aty, ndërsa i ati e tërhiqte në mes tymit të gazit lotsjellës, duke refuzuar me acarim çdo përpjekje dhe të policisë për ta larguar, të voglin e hutuar e të përlotur nga situata absurde në të cilën ishte përfshirë pa dëshirën e tij.

Një fëmijë i vogël u gjend në mes të gazit lotsjellës në protestën para kryeministrisë Ai u pa në shoqërinë e babait të tij, por policia ndërhyri menjëherë për ta larguar nga situata kaotike Efektivët kishin hedhur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që kishte nisur sulme me gurë ndaj efektivëve, dhe e gjithë zona para kryeministrisë ishte mbuluar nga tymi. Shefi i komisariatit numër 1, Ervin Hasrama, i ka bërë disa herë thirrje babait që të largojë fëmijën nga sheshi, por është përballur me refuzim. Madje me fjalët e rënda të babai: Le të na vrasin këtu! LEXO EDHE:Përfi në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, Balliu gjen fajtorët: Skemë e organizuar nga Policia, Rama dhe banditë të tjerë, përdorën partinë e ‘Qorrave’ (VIDEO) Bulevardi është i mbuluar nga tymi e gurët nga përplasjet e dhunshme ndërsa babai në disa momente e tërheq fëmijën për krahu duke dashur të qëndrojë në mes të situatës së rëndë. Gjendja e fëmijës është po ashtu e rëndë. Me një flamur kombëtar në dorë, i vogli shihet i trembur dhe i përlotur nga çfarë po ndodhte. Edhe një prej vajzave protestuese, Arvina Lleshi, e njohur për pjesëmarrjen e saj në të ashtuquajtur “revolucioni flamingo” shihet në tentativë për të frenuar babain të hyjë së bashku me fëmijën mes turmës së dhunshme dhe policisë. Madje në një moment babai është treguar i dhunshëm edhe ndaj saj duke e qëlluar në fytyrë. Përballë rezistencës së pakuptimtë të një babai për të futur mes rrezikut të voglin e tij, shefi i komisariatit, i vendos djalit maskën e tij të antigazit, për ta mbrojtur. As këtë gjest në mbrojtje të shëndetit të fëmijës, babai nuk e pranon, dhe i heq maskën nga fytyra. Refuzim deri në fund. Edhe kur ambulanca mbërrin, babai i cili gjatë të gjithë episodit duket në gjendje të rënduar dhe shpreh vetëm revoltë me fjalë ndaj qeverisë, nuk pranon trajtimin mjekësor nga ekipi i emergjencës për djalin. Efektivët e policisë, të paktën arritën ta bindin të largohet nga pjesa e pasme e kryeministrisë, ku situata ishte e qetë, derisa e larguan me një furgon policie. Share Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.3% Disi 3.4% Vota total: 3065 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?