Lajme Zone
I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk

jykata e Tiranës la nën arrest në burg shtetasin turk Barkay Gulbas, i cili është prangosur afro një muaj më parë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Ai kërkohet nga Zvicra për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Gjykata e Tiranës la nën arrest në burg shtetasin turk Barkay Gulbas, i cili është prangosur afro një muaj më parë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Vendimi, siç raporton Anila Hoxha, u dha nga dhoma penale në një seancë me dyer të mbyllura. Gulbas kërkohet nga Zvicra për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. LEXO edhe...E dënuar për dhunë, lirohet 34-vjeçaren që u burgos në Pojskë! Me vete kishte edhe foshnjën 1-vjeçe! Gjykata e Tiranës rihap shqyrtimin e çështjes I dyshuari, sipas burimeve, kërkoi rrëzimin e kërkesës së prokurorit të çështjes, Francesk Ganaj, me pretendimin që duhet të kthehej në vendin e tij, në Turqi. Kërkesa e të dyshuarit u refuzua nga gjyqtari i gatshëm, i cili shpalli arrest në burg. Gulbas u arrestua më 10.07.2026 dhe ndaj tij fillimisht u caktua nga gjykata arrest me afat 40-ditor. Teksa Ministria e Drejtësisë në shtetin zvicerian ka konfirmuar vullnetin për ta ekstraduar, Prokuroria e Tiranës kërkoi vijimin e masës arrest në burg pa afat dhe lejimin e ekstradimit./TopChannel -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Barkay Gulbas Gjykata e Tiranes tentative vrasje Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36% Jo 59.1% Nuk e di 4.9% Vota total: 1561 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?