Me rastin e 134-vjetorit të lindjes së patriotit Abaz Kupi, Partia Demokratike në bashkëpunim me Partinë Lëvizja e Legalitetit, organizuan një ceremoni përkujtimore pranë shtëpisë së tij në lagjen Varosh të Krujës. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të politikës vendore dhe qendrore, drejtues të Lëvizjes së Legalitetit, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët vlerësuan figurën dhe kontributin e Abaz Kupit në historinë e Shqipërisë. LEXO edhe...I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO) Abaz Kupi lindi në Krujë më 1892 dhe u bë një nga figurat më të njohura ushtarake e politike të shekullit XX. Ai mori pjesë në Luftën e Koplikut në vitin 1920, ndërsa më 7 prill 1939 drejtoi qëndresën e forcave shqiptare në Durrës kundër pushtimit italian. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e Konferencës së Pezës dhe më pas e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitin 1943 luajti rol të rëndësishëm në organizimin e Konferencës së Mukjes. Pas prishjes së marrëveshjes dhe ndarjes me komunistët, më 21 nëntor 1943 themeloi Lëvizjen e Legalitetit, një lëvizje politike monarkiste. Në fund të luftës u largua nga Shqipëria, ndërsa familja e tij mbeti në Shqiperi dhe u persekutua gjatë regjimit komunist. Në emigracion u angazhua në organizimin e emigracionit politik shqiptar dhe në veprimtarinë e komitetit "Shqipëria e Lirë". Në vitin 1968 u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U nda nga jeta në vitin 1976. Gjatë ceremonisë në Krujë, pjesëmarrësit vendosën lule pranë shtëpisë së Abaz Kupit dhe kujtuan rolin e tij në rezistencën kundër pushtimit italian dhe në historinë politike të asaj kohe. R.D/ReportTv.al abaz kupi krujë Durres 134 vjetori Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36% Jo 59.1% Nuk e di 4.9% Vota total: 1561 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

