Myslim Murrizi Prokurorë që kanë pasur në hetim dosjen më të bujshme të krimit zgjedhor, dosjen 184, dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Peshkopisë, e cila njëherë e ktheu për moskompetencë, e këta plehra ia dërguan përsëri dhe janë kujdesur pastaj vetë që kjo dosje të mbyllej pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, në këmbim të karrierës së tyre të qelbur në SPAK. Rregullorja e GJKKO-së, që nuk lejon media, kamera, gazetarë apo telefona në seancë gjyqësore, në fakt është një kërkesë e gagaçëve prokurorë, që në paaftësinë e tyre për të paraqitur prova e fakte para gjykatës kërkojnë që seancat të jenë hermetike për të fshehur idiotësinë që në shumicën dërrmuese i karakterizon.
Kanë frikë nga dalja në shesh e të vërtetave që spurdhjak-prokurorët mendojnë t'i fshehin, duke u sjellë me standarde të shumëfishta gjatë hetimeve për fenomene të njëjta e duke kërkuar masa të ndryshme për persona të ndryshëm e vepra penale të njëjta.
Po të keni durim të dëgjoni dy minuta e gjysmë një pjesë nga intervista e mikeshës time, Adriana Kalaja, në një TV, do të kuptoni se kush janë fundërrinat që drejtojnë, punojnë e hetojnë në SPAK si mender prokurorë e paguhen me 10 000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve.
Prokurorë që kanë pasur në hetim dosjen më të bujshme të krimit zgjedhor, dosjen 184, dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Peshkopisë, e cila njëherë e ktheu për moskompetencë, e këta plehra ia dërguan përsëri dhe janë kujdesur pastaj vetë që kjo dosje të mbyllej pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, në këmbim të karrierës së tyre të qelbur në SPAK.
Po të ketë një prokuror me dinjitet në Republikën e Shqipërisë dhe me kurajë qytetare për funksionin që mban, duhet të fillojë menjëherë çështje penale kryesisht nga kjo video, ku znj. Kalaja flet me fakte për përgjimet që janë bërë nga prokurori Gentian Trenova, i cili për këtë dosje u shkarkua nga sistemi nga qelbësirat dhe fundërrinat e vetingut.
Në një shtet ligjor askush nuk ka imunitet, qoftë ky prokuroruc i SPAK-ut apo gjyqtaruc i GJKKO-së.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, çdo prokuror i Shqipërisë është autonom në funksionin e tij dhe mund të nisë çështje penale edhe për kolegët e tij apo gjyqtarët, nëse nuk është i tredhur.
Meqë SPAK-u nuk mund të hetojë veten për konflikt interesi, ftoj çdo prokuror në të 12 prokuroritë e Shqipërisë që nuk është i dhjerë, i tredhur e i kapur, që të nisë hetim për mënyrën se si kjo dosje ka shkuar dy herë në Prokurorinë e Peshkopisë dhe për palaço prokurorin që del në përgjime duke folur me bashkëshortin e prokurores së Peshkopisë për të mbyllur dosjen 184.
Ju fundërrina, që kryefundërrina juaj Kim ju quante heronjtë e fëmijëve tanë, jeni mostra të pështira të këtij sistemi të qelbur të drejtësisë së “re”, që nuk mbroni dot fëmijët dhe familjet tuaja si ordinerë që jeni, jo të jeni shpëtimtarë të fëmijëve të shqiptarëve.
spak murrizi prokuroret Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm 5 Gusht 2026, 18:5918:59Forum Ermal Beqiri, shpirti teknologjik i “Trekëndëshit të Bermudës” Rama-Berisha-Meta! 5 Gusht 2026, 18:2118:21Forum “Revolucioni i Flamingove”: Rimëkëmbja e një kombi apo fillimi i një epoke të re? 5 Gusht 2026, 18:0918:09Forum Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme! 5 Gusht 2026, 17:4717:47Forum Dy humbjet e rënda për Melonin në Bruksel! 5 Gusht 2026, 17:2217:22Forum Nga Tirana në Beograd: protesta të ngjashme, regjime të ndryshme 5 Gusht 2026, 17:0517:05Forum

