Lajme Zone
Shqipëria nis përgatitjet për Eurobondin e vitit 2027, synohet të merren 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare
EkonomiReport TV

Shqipëria nis përgatitjet për Eurobondin e vitit 2027, synohet të merren 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare

Ministria e Financave ka nisur takimet me partnerët financiarë që do ta ndihmojnë vendin në emetimin e Eurobondit të rradhës në vitin 2027

Shqipëria ka nisur përgatitjet për daljen e radhës në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, ku gjatë vitit 2027 synon të emetojë një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Për këtë qëllim, Ministria e Financave ka nisur kontaktet me partnerët financiarë që do të asistojnë Shqipërinë në këtë proces. Bëhet fjalë për Erste Group, një nga grupet më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, me seli në Vjenë. Banka operon në tetë vende, ka mbi 23 milionë klientë dhe më shumë se 55 mijë punonjës. LEXO edhe...Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër Përfaqësues të Grupit u takuan sot me një ekip të Ministrisë së Financave ndërkohë që zv/ministri Endrit Yzeiraj tha se në fokus të takimit ishin zhvillimet më të fundit makroekonomike, si edhe planet e Shqipërisë për huamarrje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit gjatë vitit të ardhshëm. Emetimi i Eurobondit është parashikuar edhe në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal të rishikuar, të miratuar nga qeveria, ku parashikohet një huamarrje prej 650 milionë eurosh në vitin 2027. Eurobondi i ri do t'i shtohet portofolit ekzistues të borxhit të jashtëm të vendit që sipas të dhënave më të fundit arriti në 10.344 miliardë euro në fund të marsit 2026. Shqipëria doli për herë të fundit në tregjet ndërkombëtare më 11 shkurt 2025, kur emetoi një Eurobond 10-vjeçar me vlerë 650 milionë euro, me kupon 4.75% dhe yield 5%. Obligacioni maturohet në vitin 2035. Që prej vitit 2010, Shqipëria ka emetuar shtatë Eurobonde. Tre prej tyre janë shlyer, ndërsa katër mbeten ende në qarkullim, me maturim në vitet 2027, 2028, 2031 dhe 2035. U.D/ReportTv.al Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1612 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?