Lajme Zone
Delfinët afrohen pranë bregut të Drimadhes, spektakël i rrallë për pushuesit
Të tjeraReport TV

Delfinët afrohen pranë bregut të Drimadhes, spektakël i rrallë për pushuesit

Shfaqja e delfinëve pranë vijës bregdetare konsiderohet një tregues i pastërtisë së ujërave dhe është kthyer në një atraksion të bukur për vizitorët e Drimadhes.

Delfinët dhurojnë spektakël pranë bregut të Drimadhes Një grup delfinësh është shfaqur shumë pranë bregut të Drimadhes, duke dhuruar një spektakël të rrallë për pushuesit. Gjitarët detarë janë parë duke luajtur pranë një mjeti jet ski, duke krijuar një pamje të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në zonë. Pushuesit kanë ndjekur me kureshtje lëvizjet e delfinëve, ndërsa shumë prej tyre kanë filmuar momentet e veçanta. Shfaqja e delfinëve pranë vijës bregdetare konsiderohet një tregues i pastërtisë së ujërave dhe është kthyer në një atraksion të bukur për vizitorët e Drimadhes. LEXO edhe...Këshilli i Sarandës miraton vendimin, parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’! PD: Skandal, cenohet siguria e nxënësve U.D/ReportTv.al Drimadhes Vlore delfin Komento Komente Delfini: 06/08/2026 16:11 Delfini ose del-hini eshte kafsh gjitare dhe merr oksigjen nga ajri si ne, per te ber kete ai del dhe hyn (hin) keshtu qe delfini nuk del kot afer brigjeve zakonisht ka probleme shendetsore dhe do te jet afer brigjeve nuk ka fuqi qe te dal dhe te hyj shpesh ne det, per kete shume shtete europiane kan spitale specifike per delfinat dhe gjihtaret e tjere te deteve por ne nuk kemi spitale per njerezit e jo te kemi me per delfinat, keshtu qe me thoni tani ku i derdh ujrat drimadhes palas dhe dhermiu cili eshte kolektroi i ketyre fshatrave, mesa di une eshte nja 100 meter ne det :D Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36% Jo 59.1% Nuk e di 4.9% Vota total: 1561 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?