Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së z. Gianni Infantino për një mandat të ri katër vjeçar në postin e presidentit të FIFA-s. Në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino. LEXO edhe...Gianni Infantino punoi kundër UEFA-s me projektin e Superligës Evropiane, 'The Guardian' zbulon dokumentet: FIFA kërkonte kontrollin e plotë të futbollit Ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane (UEFA) lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s. "Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës", shkruan FSHF. Federata si ajo e Anglisë, Finlandës, Uellsit dhe tanimë e Shqipërisë, kanë tërhequr mbështetjen që i kishin dhënë Gianni Infantinos për ta mbështetur për një mandat të katërt në krye të FIFA-s, në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2027. Plani i FIFA-s FIFA ka hequr dorë nga plani për t’ua shitur fondeve private të drejtat e Kupës së Botës, përmes krijimit të një kompanie të re të kontrolluar që do të administronte të drejtat tregtare të turneut. Kjo ide shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit dhe më gjerë. Ajo hapi një përplasje të drejtpërdrejtë me UEFA-n, e cila ishte gati të bojkotonte projektin, ndërsa solli edhe tronditje brenda vetë FIFA-s. Si pasojë, këshilltari i lartë i FIFA-s, Carlos Cordeiro dha dorëheqjen, ndërsa drejtori operativ Kevin Lamour akuzoi presidentin Gianni Infantino duke deklaruar: “Infantino na mashtroi.” Infantino u kishte ofruar të gjitha 211 shoqatave anëtare deri në 40 milionë dollarë nëse ato mbështesnin një propozim për investime private në turnetë e tyre, duke përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra. 55 shoqatat anëtare të futbollit evropian, UEFA, u shprehën unanimisht kundër këtij projekti. Ky plan i Infantino, i propozuar menjëherë pas Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut, parashikonte se 20% të aksioneve të aktiviteteve kryesore të dilnin në shitje, me qëllim përfitimin e një shifre që shkonte deri në 4.2 miliardë dollarë, që më pas do t'i ndahej federatave në të gjithë botën. Megjithatë raportimet se pas këtij investimi fshihen familjarë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump ngritën alarm në botën e futbollit. Letra e FSHF-së drejtuar Sekretarit të FIFA-s, Mattias Grafström S.Dh/ReportTv.al Mattias Grafstrom fshf Gianni Infantino FIFA Armand Duka uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36% Jo 59.1% Nuk e di 4.9% Vota total: 1561 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

