Lajme Zone
I dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën: Nuk ka prova që e implikojnë
Të tjeraTop Channel

I dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën: Nuk ka prova që e implikojnë

Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen  e një sasie me eksploziv në hyrje të një banesë në zonën e Dajtit.

Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie me eksploziv në hyrje të një banesë në zonën e Dajtit. Siç bëjnë me dije burime shumë të sigurta të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, akuza e konsideroi të paligjshëm ndalimin e Allës, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv.

Prokuroria e Tiranës thotë se nuk është administruar asnjë provë direkte ose indirekte në adresë të të dyshuarit që të krijojnë dyshimin se ai e ka vendosur lëndën plasëse në shtëpinë e Jakup Memishaj.

Ndërsa shtohet se nuk mund të konsiderohet si provë fakti që i ndaluari kishte pasur konflikt me familjen Memishaj për shkak të një minibari, të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla.

Duke ju referuar dëshmisë së Nazmie Myftaraj, policia kishte zbuluar se familja Memishaj kishte porositur në Tapizë një minibar që e kishin paguar, por nuk e kishin marrë dhe për këtë qëllim kishin kryer kallëzim në polici.

Pas këtij pretendimi policia rezulton se ka ndaluar Ervis Allën, i cili është shkruar se nuk u gjet në mobileri dhe sipas prokurorisë nuk është reflektuar fakti se lokalizimi i këtij shtetasi është kryer në Krujë dhe se kjo polici nuk ka mbajtur akt shërbimi për të pasqyruar faktet. Top Channel