Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga Siciljan Çakrin, i arrestuar për një çështje që lidhet me trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, bashkë me vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj. 23-vjeçari Renis Dobra u vra në Mat, në korrik të vitit 2025, ndërsa 'blutë' njoftuan se nga pamjet filmike konfirmuan se i riu u rrëmbye dhe u vra nga personat e sipërpërmendur. Pas ngjarjes, Petrit Çakri u arrestua në hyrje të Tropojës. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Banorët e Rrogozhinës në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me bashkinë Kavajë: Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësoni administrimin! (VIDEO) Ndërkohë Siciljan Çakraj është arrestuar në zonën e Astirit nga Operacionalja, e cila mori informacion për vendndodhjen e tij. Ai pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Tirane Siciljan Çakri Petrit Çakrri Renis Dobra vellezerit bushgjokaj trafik droge vrasje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5333 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
