Festivali 'Vajza Fest', i organizuar në fshatin Vajzë të Selenicës në Vlorë, ka përballur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakun socialist të Selenicës, Nertil Bellaj, të cilët kanë qëndrime të ndryshme për hartën e re territoriale (pasi Bellaj kundërshton shkrirjen e Bashkisë Selenicë me Vlorën). Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, teksa vlerësoi aktivitetin, foli edhe për bukuritë natyrore të Labërisë. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Bellaj tha se në fshatrat e këtyre zonave malore kishin nxjerrë edhe ujë të kripur. Një koment Bellaj e kishte edhe për bashkinë Selenicë, e cila sipas propozimit të PS për hartën e re territoriale shkrihet me Vlorën. Ai tha se gjatë 4 viteve në krye të detyrës, ishte përpjekur ta bënte ‘të madhe’ bashkinë, por kishte pikëpyetje për atë se çfarë do të ndodhte më pas. LEXO EDHE:‘Vajza Fest’, mbahet edicioni i katërt i festivalit kulturor në fshatin Vajzë të Selenicës, i pranishëm edhe kryeministri Rama e ish-Presidenti Topi (VIDEO) “Vajza dhe Labëria kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Këtu lartë është vendi i mirë, është Amantia, është Ujëvara e Rasalit, është Ura e Bratit. Kryeministër në fund kemi nxjerrë edhe ujë deti këtu. Kështu që në Vërmik dhe Bashaj kemi edhe ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ne jemi munduar, që ashtu siç e ka famën të madhe Labëria, të madhe ta bëjmë bashkinë tonë. Pastaj të shikojmë si do shkojnë gjërat”, tha mes të tjerash Bellaj. Me të marrë fjalën, kryeministri Rama 'falënderoi' kryebashkiakun e Selenicës për informacionin ‘për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë’. “Dua të përshëndes kryebashkiakun, Nertilin dhe dua ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë. Dua të përshëndes edhe ministrin e Pushtetit Vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë”, tha mes të tjerash Rama. Lajmi kryesor: ‘Vajza Fest’, mbahet edicioni i katërt i festivalit kulturor në fshatin Vajzë të Selenicës, i pranishëm edhe kryeministri Rama e ish-Presidenti Topi (VIDEO) R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edi rama Nertil Bellaj Vlore selenice vajze Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5369 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

