Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një zonë malore në afërsi të Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një terren të sigurt nga Policia e Tiranës.
Ngjarja është raportuar rreth orës 20:15 të datës 13 shtator 2026, kur policia është njoftuar se dy turistët kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën në një terren të vështirë, në zonën pas malit të Dajtit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar operacionin për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas kërkimeve në terren, dy turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivët u kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe i kanë shoqëruar nga zona ku kishin humbur rrugën drejt një terreni të sigurt. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaTiranë
