Lajme Zone
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nura: Presim pafajësi, s’mund të barazohet viktima me kasapin
PolitikëABC News Albania

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nura: Presim pafajësi, s’mund të barazohet viktima me kasapin

TIRANË– Gjykata Speciale e Hagës më më 16 shtator do të shpallë vendimin për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim prej afro gjashtë vitesh.

TIRANË– Gjykata Speciale e Hagës më më 16 shtator do të shpallë vendimin për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim prej afro gjashtë vitesh.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “News Line” theksoi se ky është një proces tërësisht politik dhe nuk ka lidhje me pjesën juridike.

Sipas Nurës, është e pakonceptueshme që të vendosësh shenjë barazie mes viktimës dhe kasapit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi kundër okupimit të dhunshëm dhe kriminal të ish-Jugosllavisë.

“Nuk mund të trajtohet viktima me kasapin. Shqiptarët e Kosovës u mbrojtën nga uzurpimi i dhunshëm. Atje kemi të bëjmë me një proces politik, nuk është proces juridik”, u shpreh Nura.

Ai theksoi se më 16 shtator pret që Gjykata të shpallë pafajësi për katër ish-krerët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Unë pres në mënyrë dëshirorë pres pafajësinë, sepse nuk mund të barazon viktimën me agresorin. pres pafajësinë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet