Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)


Dy turistë gjermanë që kishin humbur rrugën në një zonë malore pas Dajtit janë gjetur dhe ndihmuar nga Policia e Tiranës.

Dy turistë gjermanë që kishin humbur rrugën në një zonë malore pas Dajtit janë gjetur dhe ndihmuar nga Policia e Tiranës. Policia u njoftua rreth orës 20:15 të së dielës se dy turistët kishin humbur orientimin në afërsi të Qafë Mollës. Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 nisën menjëherë kërkimet dhe arritën t’i lokalizonin në një terren të vështirë. LEXO edhe...Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues Turistëve iu dha ndihma e nevojshme dhe më pas u shoqëruan në një zonë të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta. Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan Policinë e Tiranës, për reagimin e menjëhershëm dhe asistencën e ofruar”, njofton Policia. SI.E./E.H/ReportTv.al Tirane dajt Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7694 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?