Lajme Zone
Humb jetën 49-vjeçari në burgun e Fierit
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Humb jetën 49-vjeçari në burgun e Fierit

Një 49-vjeçar që vuante dënimin në IEVP Fier ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme shëndetësore brenda qelisë. Sipas burimeve pranë institucionit, bëhet fjalë për Ardian Malasin, i cili dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kohës që ndodhej në qeli.

Malasi është dërguar në infermieri, ku ka humbur ndjenjat, dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Fierit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka humbur jetën. Dyshimet paraprake lidhen me një hemorragji cerebrale, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.

Ardian Malasi ishte transferuar disa muaj më parë nga një institucion penitenciar në Tiranë. Ai ishte dënuar me 8 vite burg nga GJKKO, me vendim të datës 17 tetor 2025, për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim, sipas nenit 287 të Kodit Penal.