Lajme Zone
Do të vriste “Guccin” e TikTok-ut, arrestohet në Berat 35-vjeçari
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Do të vriste “Guccin” e TikTok-ut, arrestohet në Berat 35-vjeçari

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat Bledar Çunin, 35 vjeç, i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Guçi”. Çuni dyshohet se është një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në dhjetor 2025 në Durrës, ku Kuçi u dhunua dhe u plagos me armë zjarri. Në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë edhe Fabjan Brahja dhe një person me inicialet L.B.

Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kriminale e Durrësit dhe ajo e Beratit, Çuni ndodhej në një lokal në Berat, ku kishte marrë pjesë në një festë familjare me rastin e përcaktimit të gjinisë së fëmijës së tij. Pas përfundimit të festës, policia dhe forcat e FNSH-së të ardhura nga Fieri ndërhynë duke bërë arrestimin e 35-vjeçarit. Gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe të disa personave të tjerë nuk u gjetën armë apo sende të tjera të paligjshme.

Çuni pritet të dërgohet në Durrës, ku do të përballet me procedurat gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor i tij, Fabjan Brahja, ishte arrestuar më herët nga policia e Durrësit, në muajin maj, në banesën e tij në Kamëz.