Egnatia është gati për ndeshjen e kthimit të play-off-it të Europa League ndaj Lillestrom, një përballje që do të përcaktojë fatin e kampionëve të Shqipërisë në këtë kompeticion. Pas barazimit 0-0 në “Arena Egnatia”, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede udhëton drejt Norvegjisë me gjithçka ende të hapur. Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje të organizuar në takimin e parë, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira, por pa mundur të gjejnë golin LEXO edhe...Superliga/ Egnatia turpëron 3-0 Tiranën, bardheblutë 'të gjymtuar' nga FIFA! Vora mposht 0-1 Dinamon, Ilir Daja kundër FSHF-së Tashmë Egnatia do të kërkojë të bëjë historinë në transfertë. Një fitore në Norvegji do t’i siguronte kualifikimin në fazën e ligës së Europa League dhe do t’i jepte klubit shqiptar një tjetër arritje të rëndësishme në aventurën evropiane Sfida e kthimit Lillestrom - Egnatia do të luhet nesër, më 27 gusht, në orën 19:00, në “Åråsen Stadion”, në Lillestrom. Pas rezultatit 0-0 të ndeshjes së parë, skuadra që do të triumfojë do të sigurojë kualifikimin. Në listën e futbollistëve të gatshëm që Egnatia ka publikuar për këtë ndeshje, mungojnë mbrojtësit Andrey Yago dhe Guillem Jaime. Ky i fundit vuan një lëndim. Egnatia e ka tashmë të garantuar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, por objektivi i radhës është më i madh, të vijojë rrugëtimin në Europa League dhe të shkruajë një tjetër kapitull historik për klubin dhe futbollin shqiptar. Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Dede për sfidëm kundër Lillestrom S.Dh/ReportTv.al europa league egnatia Lillestrom Nevil Dede Guillem Jaime Andrey Yago da Silva Mesquita Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1953 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

