Lajme Zone
500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi, ndërhyrje në 160 objekte! Synohet rikthimi i identitetit tradicional
Të tjeraReport TV

500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi, ndërhyrje në 160 objekte! Synohet rikthimi i identitetit tradicional

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fokusi do të jetë zona e mbrojtur përreth qendrës historike. Projekti parashikon një ndërhyrje të integruar në fasadat e ndërtesave, hapësirat publike, rrugët dhe infrastrukturën urbane.

Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur historike. Bëhet fjalë për lotin e dytë të projektit, me një fond limit të përllogaritur prej rreth 500 milionë lekësh. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fokusi do të jetë zona e mbrojtur përreth qendrës historike. Projekti parashikon një ndërhyrje të integruar në fasadat e ndërtesave, hapësirat publike, rrugët dhe infrastrukturën urbane. Synimi është krijimi i një gjuhe arkitektonike të unifikuar, në mënyrë që ndërtimet e reja dhe ato ekzistuese të harmonizohen me karakterin tradicional të fshatit. LEXO edhe...Vlorë/ Mali i Shashicës në flakë gjatë natës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi! 4 persona mbetën të bllokuar pranë një guroreje, izolohen vatrat (VIDEO) Në zonën e mbrojtur ndodhen rreth 160 banesa dhe objekte, të cilat kategorizohen si ndërtesa të vjetra, ndërtime të reja, objekte të dëmtuara apo të ndryshuara ndër vite. Dokumenti teknik evidenton se një pjesë e ndërtimeve të reja dhe informale nuk përputhen me karakterin arkitekturor të Dhërmiut historik dhe krijojnë kontrast me peizazhin tradicional. Referuar dokumentit, një nga komponentët kryesorë të projektit do të jetë restaurimi i objekteve me vlera historike dhe arkitektonike, si dhe përshtatja e ndërtimeve të reja me tipologjinë tradicionale. Ndërhyrjet do të synojnë ruajtjen e teknikave tradicionale të ndërtimit, ndërsa për objektet në gjendje degradimi parashikohet edhe konsolidimi strukturor. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet elementeve karakteristike të arkitekturës së zonës, si muret prej guri, çatitë me tjegulla, portat dhe dritaret tradicionale. Qëllimi është që ndërtesat të ruajnë identitetin historik, ndërsa njëkohësisht të përshtaten me nevojat bashkëkohore. Pjesë e rëndësishme e investimit do të jetë edhe rikualifikimi i rrugëve dhe shtigjeve të këmbësorëve. Projekti parashikon unifikimin e sipërfaqeve dhe përdorimin e materialeve që harmonizohen me karakterin historik të fshatit./Scan SI.E./ReportTv.al Dhermi Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1953 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?