Lajme Zone
Horoskopi i Binjakëve për muajin gusht: Flisni hapur, fati mund t'ju buzëqeshë
KulturëReport TV

Horoskopi i Binjakëve për muajin gusht: Flisni hapur, fati mund t'ju buzëqeshë

Gushti do të jetë muajI kur Binjakët ku do të marrin guximin të thonë atë që mendojnë, ndërsa nuk do të mungojnë zhvillimet në punë, ndryshimet në karrierë dhe mundësitë për njohje të reja.

Revista Cosmopolitan ka publikuar parashikimin astrologjik për muajin gusht 2026, të përgatitur nga Stephanie N. Campos, astrologe, mediume dhe autore e specializuar në astrologji, tarot dhe praktika mistike, e njohur edhe për podcast-in Daily Horoscope for Your Zodiac Sign. Sipas saj, për të lindurit në shenjën e Binjakëve, gushti do të jetë një muaj ku komunikimi, vendimet profesionale dhe zhvillimi personal do të marrin rëndësi të veçantë. Do të ketë mundësi për të mësuar gjëra të reja, për të njohur njerëz të rinj dhe për të bërë ndryshime që mund të ndikojnë në të ardhmen. LEXO edhe...Çfarë rezervon gushti për Demin? Parashikimi i Cosmopolitan: Nis me sfida dhe mbyllet me realizim dëshire Në fillim të muajit, Dielli në Luan ju ndihmon të gjeni zërin tuaj. Sipas Campos, është momenti për të thënë hapur atë që keni mbajtur për vete, qoftë për të ruajtur qetësinë apo për të mos lënduar të tjerët. Të flisni sinqerisht mund t'ju çlirojë. Javët në vijim favorizojnë gjithashtu projektet e reja, negociatat, mësimin e aftësive të reja dhe kohën me miqtë ose vëllezërit e motrat. Më 6 gusht, me hyrjen e Venusit në Peshore, rritet vetëbesimi dhe dëshira për të provuar gjëra të reja. Mund të nisni një aktivitet krijues, një kurs apo një hobi që e kishit lënë pas dore. Kjo periudhë favorizon edhe jetën sentimentale, me më shumë mundësi për njohje dhe eksperienca të reja. Nga 11 gushti, Marsi në Gaforre e zhvendos vëmendjen te financat. Mund të lindin shqetësime për paratë, të shtohen shpenzimet ose të shfaqen situata në punë që ju detyrojnë të kërkoni atë që meritoni. Sipas astrologes, vendosja e kufijve në buxhet mund t'ju ndihmojë të kaloni këtë periudhë me më pak stres. Eklipsi Diellor me Hënë të Re në Luan, më 12 gusht, sjell biseda dhe informacione që mund të ndryshojnë mënyrën si i shihni gjërat. Është një periudhë e favorshme për të mësuar diçka të re, për t'iu rikthyer studimeve ose për të nisur një hobi të ri. Një nga ditët më të favorshme të muajit është 17 gushti. Campos thotë se bisedat mund të hapin dyer të rëndësishme, ndërsa mund të merrni përgjigjen pozitive që prisnit prej kohësh ose të ndiheni më të mbështetur nga një person i rëndësishëm. Nga 22 gushti, me hyrjen e Diellit në Virgjëreshë, do të ndieni nevojën të kaloni më shumë kohë në shtëpi ose me familjen. Mund të riorganizoni ambientin ku jetoni, të hiqni dorë nga gjërat që nuk ju duhen më ose të reflektoni mbi të shkuarën. Më 25 gusht, Mërkuri në Virgjëreshë forcon intuitën. Sipas Campos, kjo është një periudhë e mirë për të reflektuar mbi historinë familjare, rrënjët dhe ndikimin që kanë pasur njerëzit më të afërt në jetën tuaj. Eklipsi Hënor me Hënë të Plotë në Peshq, më 27 gusht, mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në karrierë. Për disa mund të nënkuptojë një vend pune të ri, largimin nga profesioni aktual ose një vendim të madh që lidhet me drejtimin e jetës. Muaji mbyllet më 31 gusht, kur Venusi hyn në fazën paraprake të prapavijës në Peshore. Sipas astrologes, mund të rikthehen në jetën tuaj ish-partnerë ose persona nga e kaluara. Në të njëjtën kohë, mund të rizbuloni hobi apo pasione që ju kanë sjellë kënaqësi më parë dhe të riktheni frymëzimin krijues. U.D/ReportTv.al gusht horoskopi binjaket Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 3984 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?