Lajme Zone
PolitikëReport TV

Dita e 57-të e protestës, thirrjet: Rama është i pabesë, nuk ikim nga sheshi derisa ta largojmë! Policia mos të instrumentalizohet (VIDEO)


Për të 57-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe refuzuar dokumentin “Besa” që ai prezantoi si kthesë për qeverisjen e mandatit të katërt. “Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën

Për të 57-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe refuzuar dokumentin “Besa” që ai prezantoi si kthesë për qeverisjen e mandatit të katërt. “Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij. 57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë”, tha një aktivist. LEXO edhe...Kur 'Besa' hyn në qeveri “Ne ta japim besën që s’do të ikim prej sheshit derisa të të largojmë ty! Ne e mbajmë besën se s’jemi politikanë si puna jote! Jemi shqiptarë që e kemi studiuar historinë tonë! Nuk do të dorëzohemi pa na futur në burg të gjithëve”, tha një protestues. Ndërkohë pati thirrje edhe për Policinë e Shtetit, pas përplasjeve të disa ditëve më parë në protestën te Kuvendi. “I bëj thirrje policisë të mos instrumentalizohet se ne jemi këtu edhe për ta, për fëmijët e tyre”, thirri Edison Lika. Një tjetër protestuese kundërshtoi idenë e shkrirjes së bashkive për reformën e re territoriale. “Si mund të fshihet Konispoli, si mund të fshihet historia e Çamërisë. Delvina? Qeveria nuk po ndjek interesat e popullit, sepse është bërë arrogante, nuk dëgjon. Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe Shqipëria. Nuk mund të zbehet roli historik i Delvinës në shtetformim”, tha ajo. Lajm në përditësim... P.J/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.3% Nuk e di 7% Vota total: 4069 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?