Report Tv ka siguruar videon e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, kanë rrethuar makinën e Nertil Buzit pasi ai u vetëvra. Ky është momenti që pasoi kontaktin mes 35-vjeçarit dhe efektivit Mariglen Korroveshaj që negocioi me të për të liruar 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë në makinë. LEXO edhe...Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e flakëve (VIDEO) Pasi Buzi u bind dhe e liroi vajzën, efektivi e mori në krah duke e larguar disa metra më tej nga automjeti. Më pas, ai e vendosi Rozalinda Plakën në anë të rrugës dhe u rikthye pranë makinës për të vijuar negociatat me autorin. Por ai refuzoi të dorëzohej dhe u vetëvra brenda makinës, ku qëndronte i ngujuar prej disa orësh. Mëngjesin e 24-korrikut Refit Buzi shkoi me armën e gjahut në banesën e Rozalinda Plakut në Vidhisht të Roskovecit dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj. Babai i vajzës, Kosta Plaku humbi jetën në vend, ndërsa e ëma, Belere Plaku, vdiq në mbrëmje në spital, si pasojë e plagëve të marra. Të rinjtë kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kërcënonte vazhdimisht. Familjarët e autorit japin një tjetër version për konfliktin. Sipas tyre, përplasja mes çiftit lidhet edhe me një shumë parash që Buzi pretendon se ia kishte dërguar ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Angli. P.J/E.H/ReportTv.al Kosta Plaku belere plaku nertil buzi Rozalinda Plaku Roskovec Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.3% Nuk e di 7% Vota total: 4069 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
