Dy të rinj kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme në Devoll pasi dyshohet se po transportonin kanabis. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit. Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me kanabis. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në shtëpnë e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike. LEXO edhe...Hita firmos ndryshime në Kupolën e Policisë së Shtetit! Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë, Kastriot Skënderaj pritet të emërohet Kryepolic i Elbasanit Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al kanabis arrestim devoll Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

