Lajme Zone
Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia mëson rivalët, sfidon gjigantët portugezë në transfertë. E nis në shtëpi ndaj danezëve
SportTop Channel

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia mëson rivalët, sfidon gjigantët portugezë në transfertë. E nis në shtëpi ndaj danezëve

Është hedhur sot shorti i fazës së ligës së Conference League për sezonin 2026-2027, me Egnatian që ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në aventurën historike europiane.

Është hedhur sot shorti i fazës së ligës së Conference League për sezonin 2026-2027, me Egnatian që ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në aventurën historike europiane. Skuadra rrogozhinase do ta nisë këtë fazë të kompeticionit me një përballje në shtëpi ndaj danezëve të Midtjylland. Më pas, Egnatia do të udhëtojë në Portugali për t’u përballur me Bragan, ndërsa në javën e tretë do të luajë sërish jashtë fushe, këtë herë ndaj Linkoln Red Imps (Gjilbratar).

Në javën e katërt, rrogozhinasit do të përballen me Universitatea Craiova (Rumani), ndërsa më pas do të rikthehen në shtëpi për sfidën ndaj Kauno Žalgiris (Lituani). Ndeshjen e fundit të fazës së ligës Egnatia do ta luajë në transfertë ndaj danezëve të Aarhus.

Duke parë kundërshtarët, rrogozhinasit nuk shkojnë të dorëzuar në këtë fazë, por do të synojnë të kalojnë këtë raund dhe të luajnë ndeshjet me eliminim direkt. Çdo rezultat pozitiv në këtë fazë sjell të ardhura të mëdha.

Kalendari i ndeshjeve të Egnatias në fazën e ligës është si vijon:

Egnatia–Midtjylland

Braga–Egnatia

Lincoln Red Imps–Egnatia

Universitatea Craiova–Egnatia

Egnatia-Kauno Zalgiris

Aarhus-Egnatia

Datat e gjashtë raundeve janë:

Raundi i parë: 15 tetor 2026

Raundi i dytë: 22 tetor 2026

Raundi i tretë: 5 nëntor 2026

Raundi i katërt: 26 nëntor 2026

Raundi i pestë: 10 dhjetor 2026

Raundi i gjashtë: 17 dhjetor 2026

SHORTI DREJTPËRDREJT: 13:51 Egnatia mëson rivalët. 13:47 Vazot e tjera mësojnë kundërshtarët. Egnatia sfidon danezët dhe ekipin nga Gjilbratari. 13:42 Skuadrat e vazos së parë mësojnë rivalët. Egnatia sfidon Bragën. 13:31 Nis shorti. Top Channel