Nëse Vlora Hyseni ka cenuar dokumentet sekrete të Shërbimit Informativ të Shtetit, do ta tregojë një audit i brendshëm i nisur në këtë institucion, rezultatet e të cilit do t’i vihen në tryezë Këshillit të Sigurimit kombëtar që pas mbledhjes me urgjencë të hënën pritet që shpejt, të mblidhet sërish. “Në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, tha Bledi Çuçi. Kryetari i Komisionit të Brendshëm dhe Mbrojtjes, gjithashtu një prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Bledi Çuçi, i kërkoi opozitës që të lihet drejtësia të nxjerrë përgjegjësinë e kujtdo. LEXO EDHE:Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK Vilson Bala! Ish-drejtori i policisë së Durrësit batuta pas daljes: S’e di pse e parandieja që do të isha këtu (VIDEO) “Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, u shpreh Çuçi. Por anëtarët e opozitës në këtë komision rasti Hyseni, që sipas tyre ka nxjerrë zbuluar rënien e shtetit, duhet të jetë prioritet i rendit në çdo veprimtari parlamentare. Opozita kërkoi të martën zyrtarisht në Kuvend zhvillimin e një mocioni me debat për çështjen SHISH në seancën e radhës plenare, ndërsa njëkohësisht i kanë adresuar 146 pyetje kryeministrit Edi Rama e presidentit Bajram Begaj për emërimin e Vlora Hysenit. Pas gati 2 orësh debat, Komisioni miratoi pr/ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që synon përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian duke forcuar transparencën dhe qëndrueshmërisë e sistemit financiar në këtë fushë. SI.E./P.J/Shqiptarja.com TAG: keshilli i sigurise kombetare hetimet per grupin e agasit mbledhje vlora hyseni Bledi Cuci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.4% Vota total: 4555 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

