Gys shina i Hekurudhës Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për hartimin e projektit inxhinierik dhe arkitektonik, si dhe për ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, i cili është pjesë e projektit më të gjerë të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.
Kontrata i është besuar operatorit "Hastoçi" sh.p.k., me një ofertë prej 810 milionë lekësh pa TVSH. Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë gjithsej gjashtë kompani, nga të cilat katër u skualifikuan, ndërkohë që tenderi është markuar me flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues dhe skualifikim të ofertës më të ulët duke dëmtuar kështu Buxhetin e Shtetit.
Aktualisht, për realizimin e gjithë linjës Tiranë-Durrës-Rinas janë duke u zbatuar dy kontrata kryesore, ku përfshihen punimet civile, sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit, si dhe ndërtimi i tetë godinave të tjera të stacioneve, ndërkohë që është shpallur edhe fituesi për elektrifikimin e linjës. Objektivi i autoriteteve është që kjo linjë hekurudhore të nisë funksionimin brenda fundit të vitit 2027.

