Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë. Ndeshjet e këtij niveli paguhen goxha shumë. Nuk ka të dhëna zyrtare për të ardhurat financiare, por sipas mediave, Prenga u pagua 1,17 milionë euro. Ndërkohë britanikut Joshua mori rreth 4,68 milionë euro. Krahasuar me ndeshjet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik. LEXO EDHE:Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi, takon me radhë familjen e Kristjanit (VIDEO) Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i ndeshjes dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund. Megjithatë ndeshja pritet të jetë shumë fitimprurëse për karrierën e Prengës. Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të ndeshjes./Koha P.J/Shqiptarja.com TAG: Anthony Joshua boks kristian prenga Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 3914 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

