Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake, karrotreci ishte nisur për të tërhequr një automjet që kishte pësuar defekt gjatë lëvizjes. Gjatë kthimit, për arsye që ende nuk dihen, mjeti është aksidentuar, duke shkaktuar bllokim dhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

