Lajme Zone
E dashura e yllit të futbollit “nxjerr sekretin” në TikTok, ja çfarë u dhuroi Messi 25 lojtarëve pas Botërori
SportTop Channel

E dashura e yllit të futbollit “nxjerr sekretin” në TikTok, ja çfarë u dhuroi Messi 25 lojtarëve pas Botërori

Lionel Messi vazhdon të tregojë pse është një udhëheqës i vërtetë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Lionel Messi vazhdon të tregojë pse është një udhëheqës i vërtetë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë. Ylli argjentinas ka bërë një tjetër gjest falënderimi mjaft special për të gjithë 25 shokët e tij të skuadrës që morën pjesë me të në rrugëtimin e Botërorit.

Prapaskena e bukur është zbuluar në rrjetin social TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe njëkohësisht e dashura e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi.

Çfarë përmban paketa speciale e “Pleshtit”?

Sipas pamjeve të publikuara, secili nga futbollistët ka marrë një set personalizuar që përfshin: Çantë shpine zyrtare: E personalizuar me emrin e çdo lojtari që e pranon. Kit për pijes ‘Mate’: Seti i pijes tradicionale argjentinase, e cila është e padiskutueshme në dhomat e zhveshjes. Borracë luksoze Stanley: Me ngjyrë të artë elegante dhe të stampuar me logon zyrtare të vetë Lionel Messit. Ky nuk është gjesti i parë i këtij lloji nga kapiteni i “Albiceleste”, i cili njihet për dhuratat e tij bujare me qëllim për të mbajtur të fortë frymën e grupit. Videoja e publikuar nga Bowers ka marrë menjëharë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale e duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe që Messi gëzon mes shokëve të tij të skuadrës. 🧉 EL REGALO PERSONALIZADO QUE MESSI LES ENTREGÓ A LOS JUGADORES DE LA SELECCIÓN ARGENTINA

📱 Kelci Rose, pareja de Marcos Senesi, reveló el obsequio que recibió todo el plantel de parte de Messi. Lo mostró días después de la final disputada contra España.

🎒 Cada futbolista… pic.twitter.com/8bktTJtzf7

— Rosario3.com (@Rosariotres) July 25, 2026 Top Channel