Analisti Arben Meçe foli për përfshirjen e një grupi të organizuar në dhunën gjatë protestës, duke e cilësuar atë si “grupi i zjarrit i PD-së”.
Në një intervistë në “Breaking News” në ABC News, Meçe deklaroi se sulmet u drejtuan ndaj pronës shtetërore dhe private, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, pritet të dalin të tjera detaje mbi personat e përfshirë.
Gjatë intervistës, analisti iu referua gjithashtu disa investigimeve që, sipas tij, po zhvillohen në vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, Francën, Danimarkën dhe Austrinë. Ai pretendoi se në këtë kontekst po shqyrtohet edhe Shqipëria, për të vlerësuar rrezikshmërinë e fenomeneve të ngjashme.
Duke folur për momentet e para të protestës, Meçe u shpreh se policia nuk e kishte perceptuar menjëherë nivelin e agresionit. Sipas tij, grupi që i parapriu përshkallëzimit të situatës lidhej me atë që ai e quajti “grupi i zjarrit i PD-së”.
“Këta gjëra që ne i kemi zbërthyer prej kohësh po i thonë organet e Bashkimit Evropian. Është interesante që investigimi është organizuar të jetë në Itali, Francë, Danimarkë, dje ishte në Austri. Dhe në listën e territoreve që janë objekt studimi dhe për të kuptuar se sa rrezikshmëri paraqet kjo , kap edhe Shqipërinë.
Ditën e parë që shpërtheu protesta e përgatitur., Unë kam thënë se grupi që i parapriu studentët është grupi i zjarrit të PD. Në periudhën e parë policia nuk perceptonte dot atë agresion. Vala e goditjes u drejtua ndaj pronës shtetërore, private, publike dhe për këtë kam thënë që në krye të lëvizjes është Sali Berisha.
Krahas maskave që ishin tipike. Ky ishte investigim privat i imi, falë eksperiencës. Do të dalë i gjithë grupi i zjarrit. Deklarimi i sotëm i kryeministrit ishte hapi i parë për të nxjerrë me prova e fakte”, tha ai.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet arben mece

