Lajme Zone
“Berisha kërkon të marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”/ Beqiri: Duan ta kthejnë Shqipërinë në ’97! S’janë qytetarët ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
PolitikëABC News Albania

“Berisha kërkon të marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”/ Beqiri: Duan ta kthejnë Shqipërinë në ’97! S’janë qytetarët ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me protestën dhe mënyrën se si, sipas tij opozita synon të vijë në pushtet.

Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me protestën dhe mënyrën se si, sipas tij opozita synon të vijë në pushtet.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se protestat nuk përfaqësojnë qytetarët dhe studentët, por janë pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar qeverinë përmes dhunës.

Sipas avokatit, opozita e ka të vështirë të vijë në pushtet me lidershipin aktual dhe, për këtë arsye, po përpiqet ta arrijë këtë qëllim përmes protestave të dhunshme. “Vendi opozitë nuk ka dhe këta e dinë që nuk vijnë më në pushtet me këtë lidership. Duke pasur Berishën non grata, për çdo shqiptar që i di krimet e tij dhe se sa thellë i futi duart në krime dhe në pasuritë e vendit tonë, ai përpiqet që pushtetin ta marrë në tavolinë, me dhunë. Ta marrë me bomba, me molotovë, me atë bandë të organizuar të Hamasit që i shërben, që 300 vetë janë, dhe të futet ta bëjë atë sikur është pjesë e tij dhe ta rikthejë edhe njëherë Shqipërinë në ’97.

Ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës nuk janë qytetarët e këtij vendi, as studentët, as pedagogët. Në sindikatën e pedagogëve është Malltezi, Argita Berisha, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ata studentë që dalin dhe thonë “jemi studentë të mjekësisë” dhe del ndonjë mjek atje, e dimë që janë bluzat e bardha të PD-së, sepse mendojnë që do të bëhet deti kos me këta pushtues që kanë në duar këto armë dhe që duan të rrëzojnë me çdo kusht rendin kushtetues të Shqipërisë. Me kriminelët nuk bëhet dialog. Edhe ata që hiqen si studentë nuk e kuptojnë ku janë futur”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet