Ndryshe nga avokat Petraj, i cili parashikon një protestë të qetë atë të thirrur të shtunën nga PD ditën e shtunë, me qëllim shpëtimin e kësaj partie nga dhuna që shkatërroi Tiranën, kolegu i tij Idajet Beqiri, sheh një tjetër panoramë të saj.
Në studion e ‘Ora e Fundit’ në ABC News, Beqiri ngriti shqetësimin se xhihadistë nga Maqedonia e Veriut pritet të mbërrijnë të shtunën në protestë.
“Xhihadistë nga Maqedonia e Veriut pritet të vijnë nesër” , u shpreh Beqiri, ndërsa vuri theksin te dialogu mes kryeministrit dhe protestuesve. “Duhet të shkojnë të dialogojnë me kryeministrin e vendit. Rama nuk po tallet kur con karriget. Thonë se ai na mund me llafe, po nuk u gjetën kaq intelektualë në këtë vend dhe të dinë të dialogojnë me të” tha Beqiri. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Idajet Beqiriproteste

