Lajme Zone
“Po tentohet të destabilizohet vendi”/ Artur Nura: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta
PolitikëABC News Albania

“Po tentohet të destabilizohet vendi”/ Artur Nura: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta

Analisti Artur Nura ka komentuar protestën në një intervistë në “Ora e Fundit”, duke u shprehur se, sipas tij, po tentohet të destabilizohet vendi.

Analisti Artur Nura ka komentuar protestën në një intervistë në “Ora e Fundit”, duke u shprehur se, sipas tij, po tentohet të destabilizohet vendi.

Ai ngriti shqetësime për organizimin e dhunës dhe kërkoi që institucionet përgjegjëse të identifikojnë personat e përfshirë dhe t’i ndëshkojnë ata në përputhje me ligjin.

Gjatë intervistës, analisti foli edhe për qarqe ruse dhe iraniane, duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare dhe deklaratave që, sipas tij, vijnë nga Moska. Ai e lidhi situatën me rëndësinë gjeopolitike të Shqipërisë dhe të Ballkanit në raport me Perëndimin. Nura theksoi se protestat mund të vijonin në mënyrë paqësore, por transformimi i tyre në protesta të dhunshme, sipas tij, ngre pikëpyetje mbi qëllimet e organizatorëve.

“Fakti që sjellin një produkt të lë të mendosh se ka një organizim. Por shteti shqiptar duhet t’i identifikojë, t’i izolojë dhe t’i dënojë sipas ligjit. Me qarqe ruso-iraniane. Rusët janë në dinamikë shumë të ngjashme dhe deklaratat që vijnë nga Moska kanë qenë shumë më të vëmendshme. Autoritetet e Komisionit Europian po flasin për një prioritet për futjen e Ballkanit në Europë. Dhe jo rastësisht protestat u konvertuan nga paqësore në të dhunshme dhe këtu duket që bëhet për të dëmtuar Europën, në këtë rast edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rol gjeopolitik të rëndësishëm. Ballkani fillon te Shqipëria, lidhja me Perëndimin. Protestat mund të kishin vazhduar në mënyrë paqësore. Duhet të kuptojnë që nuk ka ndryshim të pushtetit pa kuti votimi. Të organizohen, të hyjnë në garë për të rregulluar Shqipërinë, siç pretendojnë. Organizatat radikale të majta kanë shqetësim për shkak të rritjes së ekstremit të djathtë. Duhet ta kuptojnë që me revolucione përcillet dhunë dhe demokracia është sistemi më i mirë për të zgjidhur problematikat. Dhe kjo bëhet me votë”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet