Lajme Zone
Gropa në autostradën Tiranë-Durrës po shkatërron makinat, mbi 12 goma të çara deri tani
EkonomiJOQ Albania

Gropa në autostradën Tiranë-Durrës po shkatërron makinat, mbi 12 goma të çara deri tani

Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Tiranë–Durrës, pranë qendrës tregtare City Park, poshtë urës, ku si pasojë e punimeve në këtë zonë është krijuar një gropë në krahun e majtë të rrugës.

Sipas denoncimit të një qytetari, deri më tani mbi 12 automjete kanë çarë gomat pasi kanë kaluar në këtë pjesë të rrugës, ndërsa mes tyre është edhe automjeti i tij personal.

Qytetari bën me dije se situata ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa kamionët dhe makineritë që po kryejnë punimet restauruese në zonë dyshohet se kanë shkaktuar dëmtimin e rrugës.

Përmes këtij denoncimi, ai kërkon ndërhyrjen urgjente të firmës që po kryen punimet dhe institucioneve përgjegjëse për vendosjen e sinjalistikës dhe eliminimin e rrezikut për drejtuesit e automjeteve.

Apeli është që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë segment rrugor, ndërsa autoritetet të marrin masa sa më parë për të parandaluar dëme të tjera dhe aksidente të mundshme.