Në Greqi ka nisur sot Iniciativën Kombëtare për Uljen e Çmimeve, që përfshin më shumë se 1,740 lloje produktesh në supermarkete.
Inciativa vjen si pjesë e marrëveshjes midis qeverisë, industrisë dhe zinxhirëve të supermarketeve për të kufizuar presionin nga çmimet.
Bëhet fjalë për më shumë se 100 furnizues, 12 zinxhirë supermarketesh dhe tre zinxhirë furnizimi me lodra dhe kancelari që po marrin pjesë në aksion, ndërsa ulja mesatare e çmimit arrin deri në 9.5%. Më konkretisht, deri më sot, janë përfshirë, 875 produkte në rrjete supermarketi, 405 produkte shkollore, me një ulje mesatare çmimi prej 12%, 100 produkte mishi, me një ulje mesatare çmimi prej afërsisht 7.5%.
Iniciativa kombëtare për uljen e çmimeve do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2026./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

