Në një kohë kur prej më shumë se 9 muajsh nuk operon më asnjë fluturim dhe fati i së ardhshmes është ende në pikëpyetje, kompanisë “Air Albania” i kërkohet të paguajë borxhet e prapambetura. Mes proceseve gjyqësore me kompani vendase për detyrime të mos paguara, “Air Albanias” i kërkon paratë edhe Eurocontrol, Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror. Report Tv ka mësuar se janë gjithsej 1 milion e 209 mijë euro që Eurocontrol kërkon nga “Air Albania” për tarifat e prapambetura për korridoret ajrore apo tarifat terminalesh. LEXO edhe...Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash “Detyrimin e pales së paditur të përmbushë detyrimin monetar lidhur me tarifat e korridoreve ajrore në vlerën 832.260 Euro dhe interesat e aplikueshme për pagesat e vonuara në vlerën 154.266, në një vlerë totale prej 986.526 Euro. Detyrimin e palës së paditur të permbushë detyrimin monetar lidhur me tarifat e terminalit në vlerën 223.063 llogaritur se bashku me interesin per pagesat e vonuara. Detyrimin e pales se paditur te paguaje shpenzimet gjyqesore dhe avokatore për paditësin”, thuhet në objektin e padisë që Eurocontrol ka depozituar që më 1 janar 2024 por që ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në Gjykatën Civile të Tiranës. Dokumentet e çështjes në faqen e Gjykatës së TiranësSipas dokumenteve të gjykatës të lexuara nga Report Tv duket se në seancat e fundit, nga 6 të tilla që janë bërë deri më tani, pala e paditur “Air Albania” nuk është paraqitur, pasi nuk merr njoftim procedurialisht përmes letrës në adresë zyrtare. Fakt që e ka detyruar gjyqtarin e çështjes Flamur Kapllani të bëjë në shpallje me njoftim publik. “Air Albania” njoftohet se duhet të paraqitet në seancën e radhës më 20 tetor ora 12:00 për të marrë pjesë në seancën përgatitore. Edhe pse nuk operon në treg prej kohësh tashmë, “Air Albania” figuron me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me aksionerë turqit e Turkish Airlines me 49 për qind, MDN Investment e Sinan Idrizit me 41 për qind dhe qeveria shqiptare me 10 për qind. Pikërisht kalimi i aksioneve të kësaj të fundit nga Albcontrol në Ministrinë e Ekonomisë më 17 prill 2026 është edhe veprimi i fundit që është bërë në QKB me kompaninë. Në shtator 2018, “Air Albania” kreu fluturimin e parë (inaugurues) në linjën Tiranë – Stamboll. Fluturimi ishte pjesë e nisjes së operacioneve të kompanisë si linja e re kombëtare, me aksioner kryesor kompaninë turke “Turkish Airlines”. Në vitet e para “Air Albania” zotëroi një pjesë të rëndësishme të tregut, por më pas lindën vështirësi financiare. Kriza kulmoi në nëntor 2025, kur “Turkish Airlines” njoftoi se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në “Air Albania” dhe më pas nuk mundësoi shitjen e biletave tranzit përmes “Air Albania”. Kjo pasoi anulimin e fluturimeve deri në dhjetor u ndaluan përfundimisht. Në janar 2026, “Turkish Airlines” njoftoi se do të niste vetë fluturimet direkte nga Tirana si drejt “Istanbul Airport” ashtu dhe “Sabiha Gokcen Airport”. Megjithatë aktualisht ‘Turkish Airlines” i ka ende aksionet e pashitura dhe mbetet situatë e paqartë për vijimin në një kohë kur statusi i “Air Albania” mbetet sërish aktiv në QKB. K.T./Xh.K/ReportTv.al Air Albania Albcontrol Eurocontrol Turkish Airlines Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 1575 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

