Policia rrugore e Dibrës ka bërë bilancin për periudhën 17-30 gusht. Gjatë këtij harku kohor bëhet me dije se janë konstatuar 1760 shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit etj. LEXO edhe...Këshilli Bashkiak i Klosit kundër bashkimit me Matin! 12 këshilltarë votojnë kundër, 8 të PD e PS bojkotojnë (VIDEO) Në njoftimin zyrtar Rrugorja thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut Dibër, ndërsa qytetarët këshillohen që të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Njoftimi i plotë Vijojnë kontrollet intensive me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Monitorimi i vazhdueshëm ka në fokus evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e përdoruesve të rrugës, veçanërisht drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, drejtimin pa leje drejtimi, parakalimet e gabuara, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe qarkullimin me xhama të errësuar të pahomologuar. Monitorimi i kryer gjatë periudhës 17–30 gusht 2026 ka sjellë evidentimin e 1760 shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, ndaj të cilave janë marrë masat administrative përkatëse, konkretisht: 364 masa për parakalime të gabuara; 769 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar; 174 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 149 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit; 12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 23 masa për xhama të errësuar të pahomologuar; 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit; 254 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut Dibër, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Xh.K/E.H/ReportTv.al policia rrugore Diber kodi rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.1% Drejtësia 66.5% Nuk e di 3.4% Vota total: 1647 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
