Plazhi i Velipojës vijon të jetë i preferuar edhe pse vera po mbaron… “Jetoj në Shkodër dhe vijmë çdo vit këtu, shumë njerëz të mirë.” LEXO edhe...Shkodra mbyll me sukses edicionin e 17-të të Festivalit të Jazz-it, atmosfera elektrizon qytetin “Çdo vit zhvillohet e rregullohet. Edhe pastërtia, ngadalë-ngadalë po administrohet", shprehen pushues nga Shkodra. Përveç shkodranëve, të cilët janë të pandashëm nga kjo vijë bregdetare, në Velipojë këtë periudhë mbizotërojnë emigrantët, kryesisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Gjermani, Itali, Angli e vende të tjera. “Shqiptarët që rrinë në SHBA janë më prezent këtu, kanë edhe fuqinë ekonomike. Kemi nga pjesa e Anglisë, Greqisë, Gjermania”, thotë Lekë Marku, operator turistik, Velipojë. Pavarësisht se rezervimet në këtë plazh vijojnë deri në mes të shtatorit, operatorët turistikë evidentojnë disa problematika për të cilat, sipas tyre, duhet të merren masa që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. “Në shtator, institucionet duhet të jenë më evidente. Nuk duhet me prit shërbimin shëndetësor, shërbimin zjarrfikës”, thotë Marku. Ndërsa për pushuesit që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga shtete të tjera, Velipoja mbetet një destinacion i preferuar. Ata shprehen se e kanë për zemër këtë plazh, çka i rikthen vazhdimisht, sezon pas sezoni. “Një gjë na mungon, na mungon një diskotekë me u kënaq bashkë deri nga ora 4-5. Vij nga Firence dhe s’më duket gjë, as Ksamili, as Dhërmiu", shprehet një i ri nga Firence. Velipoja vijon të presë pushues edhe në ditët e fundit të gushtit, ndërsa të rinjtë duket se e kanë të qartë ftesën për ata që ende nuk e kanë vizituar këtë verë: “Hajdeni në Velipojë!” SI.E./E.H/ReportTv.al Shkoder velipoje plazhi i velipojes Lekë Marku Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 1714 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
