DIBER- Pas mbytjes tragjike të një 7-vjeçareje në ujërat e Drinit të Zi, Prefekti i Dibres ka mbledhur Task-Forcën për forcimin e masave të sigurisë përgjatë lumit. Në fokus të takimit, ishte rreziku që paraqesin shkarkimet nga HEC në territorin e Maqedonisë së Veriut. LEXO edhe...Të dehur në timon dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Dibrës bën bilancin: 1760 shkelje të qarkullimit në 2 javë (VIDEO) Një nga kërkesat kryesore është njoftimi paraprak për hapjen e portave të digës së Spiljes, në Dibër të Madhe. Sipas prefektit, informacioni duhet të përcillet në kohë, në mënyrë që strukturat shqiptare dhe banorët përgjatë Drinit të Zi të mund të marrin masat e nevojshme. “Do të kërkojmë njoftim paraprak nga pala e Maqedonisë së Veriut për shkarkimet nga HEC-et dhe hapjen e portave të digave”, tha Prefekti Nexhbedin Shehu. Në Task-Forcë u kërkua gjithashtu shtimi dhe trajnimi i personelit zjarrfikës në bashkitë Dibër dhe Bulqizë, si dhe vendosja e sinjalistikës paralajmëruese në akset që të çojnë drejt lumit. “Tabelat do të informojnë banorët dhe turistët për rrezikun e rritjes së menjëhershme të nivelit dhe shpejtësisë së rrjedhës së ujit”, u shpreh me tej. Autoritetet kërkojnë gjithashtu që operatorët privatë përgjatë Drinit të Zi të bëjnë publike oraret e hapjes së portave dhe çdo problematikë që lidhet me prurjet e lumit. Masa që marrin rëndësi të veçantë këtë vit, pasi numri i vizitorëve pranë Drinit të Zi është rritur me rreth 50 për qind krahasuar me një vit më parë. R.D/ReportTv.al Diber HEC Maqedoni e Veriut lumi drin Nexhbedin Shehu Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 1767 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

