Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit. Një automjet tip “volkswagen” pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit i identifikuar si Indrit Shyti, ka mbetur i plagosur. Bashkë me të, të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerët që udhëtonin me të njëjtin automjet. LEXO edhe...Roskovec/ Mbi 300 ton rrush, por s’ka treg! Fermerët: Me 60 lekë/kg s’mbulojmë kostot, po i zëvendësojmë vreshtat me ullinj Të tre janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa drejtuesi i dëmtuar më rëndë ndodhet në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së gjatë të automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga. R.Xh/ReportTv.al te plagosur Volswagen Fier aksident rrugor aksident Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 1823 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
