“Mburoja financiare” e Shqipërisë po forcohet më tej gjatë këtij viti. Rezerva valutore e vendit është rritur me afro 18.6% brenda një viti për shkak të shtimit të blerjeve të valutës nga Banka e Shqipëri. LEXO edhe...Euro vijon të bjerë, por ‘nuk dorëzohet’, gjysma e kursimeve të shqiptarëve në valutë, nivel të lartë edhe në kredi e borxh publik! BSH: Masa dhe qasje afatgjatë për deeuroizim Shifrat e fundit tregojnë se në muajin korrik rezerva valutore e vendit arriti në 8 miliardë e 128 milionë euro, duke u rritur në vlerë me 1 miliardë e 272 milionë euro krahasuar me korrikun e 2025-ës. Ndërsa vetëm përgjatë 7-muajve shifrat e bankës qendrore tregojnë për një zgjerim të rezervës valutore me 819 milionë euro, çka reflekton vlerën e lartë të blerjeve të euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit. Rezerva mbahet dhe administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe aktivizohet në ‘kohë të vështira’, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Ministria e Financave thotë se në raste krize me rezervën aktuale mbulohen deri në 8 muaj importe të mallrave dhe shërbimeve. Deri në fund të këtij viti ky fond pritet të rritet edhe më tej, për shkak të blerjeve që bën Banka e Shqipërisë jo vetëm për të stabilizuar kursin, por edhe për të rritur rezervën. Vetëm në tremujorin e parë Banka e Shqipërisë ka blerë nga tregu valutor, 95.5 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe garantimin e stabilitetit financiar, në kushtet kur forcimi i lekut nuk ka të ndalur. Deri në fund të 2026-ës, synohet të blihen përmes ankandeve 330-450 milionë euro për rezervën valutore. Por kursi duket se i ka sfiduar ndërhyrjet e bankës qendrore pasi aktualisht euro ka zbritur në nivelin më të ulët të saj dhe po këmbehet me 92 lekë, ndërsa dollari 79 lekë. Për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, banka bleu në 2025-ën mbi 1 miliardë euro nga tregu valutor, prej të cilave 729.1 milionë euro ishin për të stabilizuar kursin e këmbimit, dhe vetëm 297.9 mln euro për rezervën valutore. REZERVA VALUTOREKorrik 2025 6.856 mln euroDhjetor 2025 7.309 mln euroKorrik 2026 8.128 mln euro BLERJET VALUTOREJanar-Mars 2024 32.6 mln euroJanar-Mars 2025 33.2 mln euroJanar-Mars 2026 95.5 mln euro U.D/E.H/ReportTv.al importet banka e Shqiperise rezerva valutore Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 1823 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
