Greqia dhe Izraeli kanë firmosur këtë të hënë një marrëveshje ushtarake me vlerë 3 miliardë euro, në bazë të së cilës Izraeli do të ndërtojë për Athinën një sistem të mbrojtjes ajrore me disa shtresa, të quajtur “Achilles Shield”, ndërsa qeveria greke vijon programin e modernizimit të forcave të armatosura. Ministria izraelite e Mbrojtjes e cilësoi marrëveshjen si kontratën më të madhe të eksportit të mbrojtjes me Greqinë dhe një nga më të mëdhatë në historinë e Izraelit. LEXO edhe...Greqia ndërhyn për të ulur koston e jetesës, qeveria arrin marrëveshje me furnizuesit, ulen çmimet për mbi 1.600 produkte të konsumit Sipas marrëveshjes, Greqia do të pajiset me sistemet David’s Sling dhe SPYDER, të prodhuara nga Rafael Advanced Defense Systems, si dhe me sistemin BARAK MX të Israel Aerospace Industries. Paketa përfshin edhe radarë shumëfunksionalë MMR për vëzhgimin ajror, të prodhuar nga ELTA Systems. David’s Sling është përdorur nga Izraeli për të interceptuar raketa iraniane gjatë luftës me Iranin këtë vit. Greqia bëhet klienti i dytë i këtij sistemi pas Finlandës. Në kuadër të marrëveshjes, Athina do të marrë gjithashtu një sistem të ri kombëtar komandimi dhe kontrolli, të zhvilluar nga Rafael, për të integruar të gjitha kapacitetet e mbrojtjes ajrore të vendit. Përveç marrëveshjes kryesore, është firmosur edhe një kontratë shtesë me vlerë 26 milionë euro për furnizimin me sistemet kundër dronëve Drone Dome, të cilat do të përdoren për mbrojtjen e objekteve strategjike. Marrëveshja parashikon gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes dy vendeve, përfshirë transferimin e teknologjisë dhe ekspertizës te industria greke. Sipas planit të Athinës, deri në vitin 2036 Greqia synon të investojë rreth 28 miliardë euro për ndërtimin e sistemit “Achilles Shield”, si dhe për blerjen e deri në 40 avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara dhe fregatave nga Franca dhe Italia. U.D/ReportTv.al greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.1% Drejtësia 66.5% Nuk e di 3.4% Vota total: 1647 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

