Pentagoni ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjeve shtatëvjeçare me General Dynamics Ordnance and Tactical Systems (GD-OTS) dhe Lockheed Martin, me synimin për të rritur ndjeshëm prodhimin e raketave dhe për të përshpejtuar furnizimet për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore. Marrëveshjet shumëvjeçare synojnë rritjen e prodhimit dhe shkurtimin e afateve të dorëzimit për komponentët kritikë të interceptorëve të Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) dhe Patriot Advanced Capability-3 Missile Segment Enhancement (PAC-3 MSE).
Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, marrëveshjet parashikojnë trefishimin e kapacitetit të prodhimit të interceptorëve PAC-3 MSE dhe katërfishimin e kapacitetit për interceptorët THAAD. Në fokus do të jenë gjithashtu komponentë të rëndësishëm, përfshirë trupat e motorëve, strukturat e kërkuesve dhe sistemet e hapjes së mbulesave të raketave. The Pentagon says it has secured seven-year agreements with General Dynamics Ordnance and Tactical Systems (GD-OTS) and Lockheed Martin to increase missile production. pic.twitter.com/FthvSqpshm
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) August 31, 2026 Pentagoni tha se marrëveshjet do t’u japin kompanive dhe furnitorëve të tyre një kërkesë më të qëndrueshme në afatgjatë, duke mundësuar investime në zgjerimin e fuqisë punëtore, blerjen e materialeve dhe modernizimin e kapaciteteve prodhuese.
Vendimi vjen në një periudhë kur SHBA-ja po përpiqet të rrisë rezervat e interceptorëve dhe kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Top Channel

