Lajme Zone
“Është djalë i mbarë”/ Anis Mehmeti refuzon të largohet, trajneri i Ipswich: Nuk kam asgjë me të, do t’i marr më të mirën nëse qëndron
SportTop Channel

“Është djalë i mbarë”/ Anis Mehmeti refuzon të largohet, trajneri i Ipswich: Nuk kam asgjë me të, do t’i marr më të mirën nëse qëndron

Anis Mehmeti mund të mbetet te Ipswich Town, pavarësisht interesimit të disa klubeve të Championship-it për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Anis Mehmeti mund të mbetet te Ipswich Town, pavarësisht interesimit të disa klubeve të Championship-it për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Trajneri i Ipswich Town, Gary O’Neil, ka folur për situatën e Mehmetit pas humbjes 5-2 ndaj Manchester United, duke lënë të kuptohet se lojtari është ende pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.

Mehmeti është lidhur së fundmi me një transferim te Wrexham dhe Birmingham City, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në Championship.

Në fakt, sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka refuzuar edhe Wrexhamin, pavarësisht se klubi uellsian kishte arritur marrëveshje me Ipswich Town për transferimin e tij.

Në këtë situatë, trajneri O’Neil është shprehur qartë se dera e Ipswich është e hapur për Mehmetin.

“Të gjithë lojtarët e këtij klubi janë të mirëpritur të qëndrojnë”, deklaroi O’Neil, kur u pyet konkretisht për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Më pas, trajneri anglez foli me superlativa për 24-vjeçarin. “Anis është një djalë i shkëlqyer. Ai punon shumë dhe ka cilësi. Pra, nuk ka asgjë konkrete nga ana ime për Anisin apo për ndonjë lojtar tjetër”, u shpreh O’Neil. Ai shtoi se nëse Mehmeti vendos të qëndrojë në skuadër, do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij.

“Nëse qëndrojnë në klub, ne do t’i përdorim dhe do të nxjerrim më të mirën prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Anisin”, përfi trajneri i Ipswich.

Sulmuesi shqiptar duket se nuk e sheh më Championship-in si destinacionin e duhur për të ardhmen e tij. Wrexham kishte arritur marrëveshje me Ipswich për transferimin e Mehmetit, por vetë lojtari nuk ka dhënë miratimin përfundimtar.

Pas këtij zhvillimi, e ardhmja e tij mbetet e hapur, por fjalët e Gary O’Neil tregojnë se Ipswich Town është një alternativë reale për Mehmetin, nëse ai nuk gjen një klub tjetër që plotëson ambiciet e tij. Top Channel