Lajme Zone
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan! Policia gjen motorin, por jo autorët
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan! Policia gjen motorin, por jo autorët

Pesë ditë pas grabitjes së argjendarisë Luani në Paskuqan, Policia e Tiranës dhe Komisariati kanë mundur të gjejnë motorin që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë rindërtuar itinerarin e dy grabitësve, të cilët kanë përdorur të njëjtën rrugë si për të shkuar drejt argjendarisë “Luani”, ashtu edhe për t’u larguar pas grabitjes.

Dy autorët kanë lëvizur me një motor pa targa, duke përdorur rrugicat periferike të Kamzës dhe duke shmangur rrugët kryesore. Të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë marrë vetëm sende floriri, me një vlerë që dyshohet se i kalon 1.5 milionë lekët.

Hetuesit dyshojnë se njëri prej autorëve mund të ketë shkuar në argjendari si klient disa ditë para grabitjes, pasi dyshohet se kishte dijeni të detajuar mbi vendndodhjen e bizhuterive me vlerë të konsiderueshme. Gjetja e motorit pritet t’u shërbejë hetuesve për sigurimin e provave të tjera, ndërsa vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.