Lajme Zone
Grabitet në muzeun e Vjenës gjerdani me 673 diamante i mbretëreshës së Egjiptit, kushtonte 4.3 milionë dollarë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitet në muzeun e Vjenës gjerdani me 673 diamante i mbretëreshës së Egjiptit, kushtonte 4.3 milionë dollarë

Dy persona thyen vitrinën gjatë orarit të hapjes, morën bizhuterinë e rrallë dhe u larguan. Gjerdani dikur i përkiste mbretëreshës së Egjiptit

Një gjerdan me 673 diamante është grabitur në Muzeun e Arteve të Aplikuara në Vjenë. Bizhuteria, e punuar nga “Van Cleef & Arpels”, ishte pjesë e një ekspozite dhe sipas “Sotheby’s” ishte shitur në ankand në Nju Jork për rreth 4.3 milionë dollarë në vitin 2015. LEXO edhe...Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta Policia austriake tha se dy burra të paidentifikuar thyen një vitrinë gjatë orarit të hapjes, morën gjerdanin dhe u larguan. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy të dyshuarit brenda muzeut, të veshur me rroba të errëta. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Gjerdani besohet se mund të jetë ai që dikur i përkiste mbretëreshës Nazli të Egjiptit. Ajo e kishte mbajtur në vitin 1939, në dasmën e vajzës së saj Fawzia me princin e atëhershëm të kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë shah. U.D/ReportTv.al Sotheby Van Cleef diamante austri viene New York egjipt Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 4640 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?