Lajme Zone
Zv.kancelari gjerman i bën thirrje presidentit Trump: Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin, pasojat e saj po i shohim te karburantet
BotëTop Channel

Zv.kancelari gjerman i bën thirrje presidentit Trump: Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin, pasojat e saj po i shohim te karburantet

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfundojë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara udhëtimit të tij në SHBA javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e G20.

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfjë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara udhëtimit të tij në SHBA javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e G20. “Ky është mesazhi më i rëndësishëm, edhe për SHBA-në: përfni këtë luftë”, tha Klingbeil. Ai madje fajësoi Trump për çmimet e larta të karburantit.

“Donald Trump është përgjegjës për luftën e papërgjegjshme që filloi në Iran. Këto janë pasojat që shohim në stacionet e benzinës”, tha ai.

Të hënën dhe të martën, ministrat e financave nga vendet anëtare të G20 do të takohen në Asheville, Karolina e Veriut, përpara samitit në Miami në dhjetor.

Lars Klingbeil përsëriti gjithashtu propozimin e tij për një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës në nivel evropian, duke nënvizuar se kompanitë po grumbullojnë për shkak të situatës gjeopolitike. “Ato po mbushin xhepat e tyre! Kjo duhet të ndalet”, tha ai.

Çështja është në axhendën e takimit të ministrave të financave të BE-së, i cili do të mbahet më 19 shtator në Dublin. Top Channel